Lajme
Çiftet në Kosovë më së shumti shkurorëzohen në vitin e parë
Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 15.2%, viti i dytë me 12.6 % dhe më pak se një vit 8.7% të të shkurorëzuarve
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2016”, përcjell albinfo.ch.
Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2016, janë shkurorëzuar 1 110 çifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj të përkatësisë shqiptare ishin 96.3%; serbe 0.4%; turke 0.3%; boshnjake 0.9%; rom, ashkali dhe egjiptian 1.1% dhe të tjerë me 1.1%. kurse, femra të shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare 83.7%; serbe 0.5%; turke 0.3%; boshnjake 0.8%; rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.8%, si dhe të tjerë 14.0%.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 15.2%, viti i dytë me 12.6 % dhe më pak se një vit 8.7% të të shkurorëzuarve.
Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 230 shkurorëzime, ose 20.7%. Kurse, te meshkujt dominojnë moshat 30-34 vjeçe me 233, ose 21.0%.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 402, ose 36.2%, kurse e meshkujve 484, ose 43.6%.
Ndërkaq, numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 65.8%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 12.5% dhe me një fëmijë me 11.0%.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














