Shkurt.ch
Cassis, kandidat i liberalëve të Tiçinos për pasues të Burkhalter-it në qeveri
Cassis është deputet nacional dhe njëherësh kryetar i Grupit Parlamentar të FDP-së në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës
Dorëheqja e paralajmëruar e ministrit nga FDP/PLR-ja, Didier Burkhalter ka ngjallur një garë në mesin e kuadrove të kësaj partie për ta zënë vendin që do të mbetet vakant në Këshillin Federal. Kështu, në Zvicrën frankofone janë përfolur tashmë disa kandidatura për këtë post.
Mirëpo, duke qenë se kantoni Tiçino, që është i vetmi regjion italishtfolës, që nga viti 1999 nuk është përfaqësuar me ministër në qeveri, ekziston një pritje që pasuesi i Burkhalterit të vijë nga ky kanton, shkruan albinfo.ch. Kështu FDP e Tiçinos e ka marrë të martën vendimin përfundimtar që për vendin vakant të kandidojë politikanin e saj Ignazio Cassis.
Mbi bazën e propozimit të udhëheqjes së partisë, delegatët kanë vendosur dje që për përfaqësues në qeverinë e vendit të fusin në garë politikanin e përmendur. Cassis është deputet nacional dhe njëherësh kryetar i Grupit Parlamentar të FDP-së në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës.
Sipas FDP-së së Tiçinos, Cassis-i 56 vjeçar sjell në ekzekutivin e vendit cilësitë e duhura për këtë post dhe si i tillë ka shanset më të mëdha për t`u zgjedhur.
Por, vendimin për zgjedhjen e kandidatit të vetëm për Këshill Federal, e merr Grupi Parlamentar i FDP/PLR në mbledhjen e tij që mbahet më 1 shtator, transmeton aklbinfo.ch. Ai do të vendosë se cilin kandidat do t`ia propozojë asamblesë parlamentare (dy dhomat e parlamentit) në mbledhjen që ajo do të mbajë më 20 shtator të këtij viti.
Kryetarja e FDP/PLR-së, Petra Gössi deri tash është shprehur që partia e saj të dalë para asamblesë me dy kandidatë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së











