Lajme
Gratë kërkojnë dënim maksimal për vrasësin e Zejnepe Berishës
Nebih Berisha akuzohet se më 23 tetor të vitit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha e po ashtu për shkaktim të lëndimeve trupore për vajzën e tij
Një grup i grave kosovare kanë protestuar para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë me kërkesën e vetme dënimin maksimal për Nebih Berishën, vrasësin e Zejnepe Berishës. Protesta është organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës por ka pasur shumë pak protestues.
Kryetarja e RRGK-së, Igballe Rugova ka thënë se ato do të vazhdojnë ta ngrehin zërin për raste të tilla. “Prandaj kemi kërkuar të jemi pjesë e proceseve për drejtësi dhe prandaj kemi angazhuar edhe avokaten, Fehmie Bytyqi”, ka thënë ajo.
Ndërsa nëna e së ndjerës, Sala Bytyqi ka kërkuar dyfishim të dënimit për autorin e vrasjes, transmeton albinfo.ch. E avokatja e familjes, Fehmie Gashi-Bytyqi ka treguar se në seancën e sotme gjyqësore ajo ka kërkuar ndryshimin e dënimit.
Nebih Berisha akuzohet se më 23 tetor të vitit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha e po ashtu për shkaktim të lëndimeve trupore për vajzën e tij.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen,... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së













