Sport
Neymar: Nuk u binda nga paratë për të kaluar te Parisi
Pronari i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, shtoi se Nemyari mund të fitonte edhe më shumë para në ndonjë klub tjetër
Ylli brazilian i futbollit thotë se është për keqardhje që njerëzit mendojnë se kalimi i tij rekord nga Barcelona te Paris Saint-Germaini ishte për shkak të parave.
25-vjeçari iu bashkua francezëve për 222 milionë euro dhe ai pritet të fitojë rreth 45 milionë euro në vit.
Neymar, që “është gati të luajë” në ndeshjen e parë të PSG-së të shtunën, thotë se çmimi i tij nuk ishte i tepërt.
Pronari i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, shtoi se Nemyari mund të fitonte edhe më shumë para në ndonjë klub tjetër.
“Ajo që ju them unë njerëzve që thonë se jam transferuar për para është se ata nuk dinë asgjë për jetën time personale. Nuk jam motivuar kurrë nga paratë. Nëse do të ndiqja paratë, do të isha diku tjetër, në klube të tjera në vende tjera. Ndjehem shumë keq që njerëzit mendojnë kështu dhe jam i lumtur që PSG besoi tek unë”, ka thënë Neymar në prezantimin si futbollist i PSG-së.
Paris Saint Germain ka prezantuar futbollistin më të shtrenjtë në planet, brazilianin Neymar. Ekipi francez i futbollit zyrtarizoi transferimin e brazilianit, i cili firmosi me klubin transalpin një kontratë 5-vjeçare deri në 30 qershor të vitit 2022, transmeton albinfo.ch. Për të siguruar shërbimin e 25-vjeçarit, PSG pranoi të paguajë klauzolën që futbollisti kishte me Barcelonën, për shifrën e 222 milionë eurove, duke u bërë transferimi më i kushtueshëm në historinë e futbollit.
Një numër i madh i tifozëve të klubit francez kanë dalë për ta pritur brazilianin.
Neymar do të përfitojë tek skuadra franceze një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon. Ylli brazilian më herët me një deklaratë për media ka falënderuar ish ekipin e tij Barcelonën për mundësin që i ka dhënë dhe ka thënë se ai po nis një betejë të re. Meymar ka thënë se është hera e dytë që ai po vepron pa pëlqimin e babait të tij për të cilin ka besim se do t’ia fal.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen,... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












