Lajme
Deputeti godet për vdekje 53-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici
Në njoftim thuhet se deputeti ka shkuar vetë në komisariat me mjetin e tij ku ka deklaruar se ka përplasur një person në autostradë
Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugorë Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë tregut ushqimor ku ka goditur për vdekje një person, njofton policia e Shqipërisë. Po ashtu në njoftim thuhet se deputeti ka shkuar vetë në komisariat me mjetin e tij ku ka deklaruar se ka përplasur një person në autostradë.
“Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertësh. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e këmbësorit S.S., rreth 53 vjeç”, citojnë mediet në Shqipëri njoftimin e policisë.
Ndërsa ka reaguar Partia Demokratike hedh dyshime se po kërkohen të manipulohen provat. “Partia Demokratike hedh dyshime se po kërkohen të manipulohen provat dhe vendngjarja në favor të deputetit, Aqif Rakipi, që njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Rama. Partia Demokratike kërkon zbardhje dhe transparencë të plotë të ngjarjes të ndodhur sot në oret e para të mëngjesit” thuhet në deklaratën e PD-së.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?








