CH-Ballkani
Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në Merdare
Për të treten ditë rresht po vazhdon të ketë kolona e pritje në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi për mërgimtarët që po kthehen pasi kanë kaluar pushimet në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Në pikë kalimin kufitar në Merdare sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar që funksionon në kuadër të ministrisë së Punëve të Brendshme kolona në këtë pikë raportohet të jetë deri në 1500 metra, ndërsa pritjet janë rreth dy orë, por që krahasuar me ditët e kaluar janë shumë më pak.
Pritje ka edhe në pikë kalimin “Dheu i Bardh”, por që nuk shkojnë më shumë se gjysmë ore. Ndërsa në pik kalimet tjera kufitare pritjet janë shumë të vogla. Policia apelon tek mërgimtaret që të shfrytëzojnë pika kalimet tjera që mos të krijohen kolona në Merdarë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit Përballë mungesës së personelit të kualifikuar, Parlamenti i Zvicrës ka miratuar rikthimin në shërbim të ish-ushtarëve.... -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë”













