Shqipëria
Shqipëria vajton vrasjen e gjyqtares
Ajo ishte kërcënuar edhe më parë nga burri i saj, por askush nuk i doli në mbrojtje. Madje, as shteti dhe ambasadat e huaja
Vrasja e Fildes Hafizi me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, ka tronditur Shqipërinë.
Vrasja e gjyqtares nga ish-bashkëshorti solli reagime të shumta, të opozitës dhe qeverisë, që nuk lanë mënjanë as akuzat.
Ajo ishte kërcënuar edhe më parë nga burri i saj, por askush nuk i doli në mbrojtje. Madje, as shteti dhe ambasadat e huaja.
Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtares nga ish-bashkëshorti i saj, duke kërkuar ndëshkimin e përgjegjësve që nuk zbatuan urdhrin e mbrojtjes. “Mbrojtja e zonjës Kasemi ka qenë detyrim për autoritetet, të cilat tani duhet të nxjerrin pa u vonuar përgjegjësit dhe të mbajnë përgjegjësi për mosveprimin e tyre”, thuhet në një njoftim e ministrit në detyrë Gazmend Bardhi, raporton “TCH”.
Një tjetër reagim nga ky institucion, ka ardhur nga zv/ministrja dhe ministrja e propozuar Etilda Gjonaj, e cila akuzon sistemin gjyqësor që e liroi autorin e krimit. “Ngjarja ishte një goditje e rëndë për të gjitha ne gratë me pozitë apo pa pozitë, dhe tregoi edhe njëherë për mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, që kërkon në mënyrë imediate pastrimin nga gjyqtarë dhe prokurorë që keqzbatojnë ligjin”, thuhet në reagimin e Gjonajt, përcjell albinfo.ch.
Edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e dënoi vrasjen barbare të gjyqtares dhe kërkoi dënimin e ashpër të autorit. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri e cilëson ngjarjen të tmerrshme, duke kërkuar një përgjigje të koordinuar nga institucionet përgjegjëse.
Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar duke bërë përgjegjës të gjithë për vrasjen e gjyqtares. Për Kryeministrin Edi Rama kjo ngjarje është një mesazh i qartë për zbatimin e reformës në drejtësi.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë










