Lifestyle
‘Torrid’ prezanton koleksionin për gra me mbi peshë
Shtëpia e modës Torrid e specializuar për rroba për njerëz me mbi peshë ka debutuar në Javën e Modës në Nju Jork, duke prezantuar 40 modele.
“Mbi 60 për qind e grave në SHBA konsiderohen se janë me mbipeshë”, tha kreatorja e shtëpisë së modës, Elisabeth Muzon për Reuters, përcjell albinfo.ch.
Koleksioni për pranverë 2018 kishte modele të veshura në fustane boho të kombinuara me xhaketa nga lëkura. “Industria e modës mund të sjellë koleksione nga më të ndryshme e madje munden as mos ta pranojnë këtë fakt, por nuk mund ta injoroni sepse kemi popullatë të tërë me mbipeshë”, shtoi ajo.
Torrid, që shet rroba, këpucë dhe aksesorë për gratë me numër nga 42 e më shumë, po ashtu shfrytëzoi këtë spektakël për të prezantuar 10 gra të përzgjedhura nga kërkimi vjetor i modeleve, e që njërës prej tyre do t’i ofronte mundësinë që të bëhet fytyra mbrojtëse e brendit.
E-Diaspora
-
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut Një moment historik është shënuar sot për Komunitetin Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi... -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën Qiratë vazhduan të rriten në qershor në të gjithë Zvicrën, sipas platformës së pronave Homegate. Nga... -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane?













