Bota
Arrestohet nëna sepse la fëmijët vetëm në shtëpi për të ikur në Gjermani
Një nënë nga Iowa, SHBA, është arrestuar të enjten pasi kishte lënë katër fëmijët e saj vetëm në shtëpi për të udhëtuar drejt Gjermanisë.
Erin Lee Macke akuzohet për rrezikim të katër fëmijëve dhe për lirinë që të rinjtë nën 21-vjeç të përdorin armëzjarri, sipas policisë së Jonstonit.
Më 21 shtator, policia e Jonstonit ishte thirrur për në shtëpinë e Mackes pasi mori një raportim se fëmijët e rinj ishin të lënë pa mbikëqyrje në shtëpi, shkruan albinfo.ch.
Kur arritën zyrtarët, aty gjetën fëmijët e Mackes, dy fëmijë 12 vjeçarë dhe dy të tjerë 6 dhe 7.
Pas hetimeve, u kuptua se Macke kishte ikur nga shteti më 20 shtator dhe nuk do të kthehej deri më 1 tetor. Ajo nuk kishte porositur askënd që të kujdesej për fëmijët e saj deri sa ishte jashtë vendit.
Departamenti për shërbime njerëzore mori përsipër kujdestarinë e fëmijëve.
Policia e ftoi Macken nga Gjermania që të kthehej në shtëpi, dhe me t’u kthyer është arrestuar.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













