Lajme
Athinë, ekzekutohet shqiptari në një atentat mafioz
Një atentat mafioz ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen Glifadha të kryeqytetit grek, duke mbetur i vrarë një shqiptar emigrant
Policia e Greqisë njofton se të dielën në orët e hershme të mëngjesit, dy persona për të cilët dëshmitarë okularë thanë se janë shtetas shqiptarë, qëlluan me armë kundër një grupi klientësh që ndodheshin në një prej tavolinave të një lokali në qendër te lagjes rezidenciale të Athinës.
Policia greke thotë se nga sulmi mafioz një shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu, janë plagosur edhe dy shtetas grekë.
Identiteti i viktimave nuk bëhet i ditur.
“Të plagosurit u dërguan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Prej panikut të krijuar, dy atentatorët mundën që të largohen nga zona me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre që i prisnin jashtë klubit të natës. Ende nuk dihet se kush janë autorët e ekzekutimit dhe arsyet e krimit, por burime policore thanë se dyshimet më të mëdha janë për pistën e larjes së hesapev e mes bandave mafioze që operojnë në kryeqytetin grek”, raportojnë KP, duke u thirrur në burimet greke.
Ndryshe, një dëshmitar thuhet t’u ketë deklaruar agjentëve grekë, se autorët u kishin folur viktimave në shqip dhe më pas njëri prej tyre kishte nxjerr armën dhe kishte qëlluar kundër grupit të të katërve që ndodheshin në të njëjtën tavolinë.
Hetimet janë marrë në dorë nga Departamenti i Sigurisë së Athinës dhe detaje për ngjarjen pritet të zbardhen gjatë ditës.
E-Diaspora
-
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut Dy studente nga Kosova sigurojnë bursë rreth 70 mijë dollarë për studime master në SHBA pas... -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars” -
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg











