Lajme
Kosova pa datë për liberalizim të vizave
Me largimin e perspektivës të liberalizimit të vizave, Kosova mbetet një vrimë e zezë në Ballkan
Të hënën Kosova mori një lajm dëshpërues. Përkundër deklaratave dhe zotimeve të kryeministrit në largim, Hashim Thaçi se brenda 15 muajve, po qe se ai rizgjedhet kryeministër, do të hiqen vizat për kosovarët për shtetet e Zonës së Shengenit.
Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian (PE), Ulrike Lunacek, i ka porositur autoritetet vendore të punojnë së pari në zbatimin e kritereve në terren për heqjen e regjimit të vizave me BE-në. Ajo është gjetur e befasuar të hënën në Prishtinë kur qe e pyetur nga gazetarët se kryeministri në largim ka dhënë zotime për liberalizim të vizave. “Nuk ka datë të caktuar për liberalizim të vizave për Kosovën”, tha prerazi eurodeputetja austriake.
Edhe gjatë takimit me ministrin e Punëve të Brendshme në largim, Bajram Rexhepi, Lunacek ka ripërsëritur se çështjet teknike duhet të kryhen nga kjo ministri, siç është përgatitja e pasaportat biometrike si dhe përforcimi i kontrollit kufitar. Një ndër kriteret e nevojshëm për heqjen e regjimit të vizave është procesi i riatdhesimit dhe i riintegrimit të personave të riatdhesuar.
Nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që do të mbahen më 12 dhjetor, kalojnë qetë dhe formohet qeveri deri në mars, atëherë Kosova mund të pres udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Paraprakisht Lunacek pat thënë se një problem kryesor të mosmarrjes së udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave për kosovarët janë pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende Kosovën.
Derisa për Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën këtë muaj u hoqën vizat për Zonën e Shengenit, autoritetet kosovare ende nuk kanë marrë ndonjë sinjal se kur mund të nisin dialogun zyrtar me Komisionin Evropian për këtë proces.
Deklarata e së hënës e raportueses Lunacek vetëm sa ngjalli pesimizëm tek qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë pa viza të Evropë. Para dy javësh, ajo për mediat kosovare pat deklaruar se Kosova shumë shpejt do të nisë dialogun për liberalizimin vizave.
Ndërkohë të hënën shefi i diplomacisë bullgare, Nikolaj Mladenov ka thënë se Bullgaria dëshiron që deri në vitin 2014 të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, ose të jenë në fazën përfundimtare të pranimit. “Kosova nuk guxon të mbetet vrimë e zezë në hartë”. Mladenov ka thënë se Bullgaria do të punojë drejtë miratimit të një strategjie për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes Defekt teknik, aeroplani zviceran ndërpret fluturimin dhe kthehet mbrapsht... -
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë












