Lajme
Diaspora e Bosnjë e Hercegovinës, e pesta në botë
Sipas një raporti të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Refugjatëve, afro 1.35 million shtetas të B e H jetojnë jashtë vendit
Në vitin 2011, një e pesta e prodhimit të mbrendshëm bruto të Bosnjë dhe Hercegovinës, ose rreth 2 miliardë dollarë, vinte nga diaspora, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, njofton portali bihinfo.fr.
Kjo shifër rekorde e vendos Bosnjë e Hercegovinën në vendin e pestë në botë për nga vëllimi i dërgesave të fondeve të migrantëve krahasuar me prodhimin e brendshëm bruto ose vetëm pas shteteve si: Tonga, Haïti, Moldavia dhe Lesotho.
Në këto të fundit, dërgesat duhet të janë më të mëdha për shkak se shumë të holla kalojnë nëpër kanale tjera të paregjistruara.
Sipas një raporti të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Refugjatëve, afro 1.35 million shtetas të Bosnje dhe Hercegovinës jetojnë jashtë vendit, nga të cilët, 28.6 janë shumë të kualifikuar, për një popullatë prej 4 milionë banorëve. Kjo përqindje e emigrimit është një ndër më të lartat në botë.
17 vendet ku diaspora e Bosnjë dhe Hercegovinës është më e fuqishme janë: Australia, Austria, Belgjika, Luksemburgu, Danimarka, Holanda, Kroacia, Italia, Kanadaja, Norvegjia, Gjermania, Suedia, SHBA-të, Zvicra, Britania e Madhe dhe Irlanda.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo Solothurni njihet për lidhjen e tij të pazakontë me numrin 11, i cili është bërë pjesë... -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur -
Helmim i mundshëm me acid hidrocianik në Aargau -
Rrëzohet një aeroplan pa motor në Schwyz, vdes piloti













