Kosova
Presidenti i Kosovës fton qytetarët të dalin në zgjedhje lokale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se pjesëmarrja e madhe në zgjedhje ndikon direkt në përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.
Thaçi po ashtu ka ftuar partitë politike dhe institucionet e sigurisë të mbështesin mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ndërsa nga qytetarët ka kërkuar të mos lejojnë keqpërdorim të votës.
Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të dielën organizohen zgjedhjet lokale për kryetarë dhe asamblistë të Kuvendeve Komunale në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrja e juaj masive në këto zgjedhje nuk është vetëm plotësim i një norme demokratike, por edhe mundësi ideale për të përcaktuar dhe projektuar katër vitet e ardhshme të qeverisjes lokale.
Këtë mundësi duhet ta shfrytëzojë çdo qytetarë, në çdo komunë, anekënd Kosovës. Mundësinë për të zgjedhur të lirë, në rrethana paqeje përmes një procesi demokratik, të monitoruar nga miqtë ndërkombëtarë, e kemi fituar me shumë sakrifica.
Me të njëjtin përkushtim duhet të bëhemi pjesë e vendimmarrjes, e qeverisjes komunale, e përmirësimit të mirëqenies dhe infrastrukturës së qyteteve dhe fshatrave tona.
Këtë mund ta bëni vetëm nëse të dielën dilni për të votuar, duke u bërë pjesë e një procesi të lirë, fer dhe demokratik.
Pavarësisht bindjeve politike, ne, si qytetarë, si shoqëri, përmes këtyre zgjedhjeve, duhet të forcojmë edhe më shumë unitetin qytetar. Vetëm të bashkuar, do të jemi në gjendje të bëjmë transformimin e shoqërisë, të qyteteve dhe fshatrave tona.
Bashkëqytetar të nderuar,
Institucionet e Kosovës kanë bërë të gjitha përgatitjet që procesi zgjedhor i së dielës të jetë në frymën e njëjtë demokratike me proceset elektorale të viteve të fundit në Kosovë.
Ftoj të gjitha partitë politike, institucionet e sigurisë, të drejtësisë, monitoruesit ndërkombëtarë dhe mediat të mbështesin mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Qytetarët e Kosovës, as në këto zgjedhje, nuk duhet të lejojnë asnjë keqpërdorim të votës, apo lëndimit të procesit zgjedhor, i cili duhet të jetë konform standardeve demokratike.
Ftoj të gjithë qytetarët, që të dielën, më 22 tetor, të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, për të votuar për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Faleminderit!
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025












