Maqedonia
Shkupi vazhdon me subvencionimin e aviokompanive të lira
Se cila linjë ajrore do të zgjidhet si transportues i ri me kosto të ulët, do të bëhet e ditur vitin e ardhshëm
Qeveria do të vazhdojë projektin “Fluturime të lira për qytetarët e Maqedonisë”. Se cila linjë ajrore do të zgjidhet si transportues i ri me kosto të ulët, do të bëhet e ditur vitin e ardhshëm.
Që nga viti 2012, Wizzair ka operuar nga aeroporti i Shkupit. Marrëveshja e fundit trevjeçare me kompaninë ajrore përfundon në qershor. Pas kësaj, do të shpallet një tender i ri publik, me të cilin do të zgjidhet operatori i cili do të ofrojë kushte më të mira. Një çmim më i ulët për fluturimet dhe një rrjet më i gjerë destinacionesh janë kriteret më të rëndësishme për zgjedhjen, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacionit nga Ministria e Transportit, qeveria e mëparshme vitin e kaluar ka paguar subvencione në shumë prej 1.6 milion euro për transportin e rreth 1.8 milionë pasagjerëve. Më shumë se një milion euro janë paguar për vitin aktual.
Në korrik filluan fluturimet në Romë, Maltë, Vaxjo dhe Doha. Në të njëjtën kohë, Wieser ngriti 4 aeroplanë në aeroportin e Shkupit, ndërsa Qatar Airways, si markë e re hyri në tregun e Maqedonisë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












