Bota
Një sulmues me thikë plagos 4 persona
Ai u ka shkaktuar atyre plagë të lehta dhe asnjëri nga 4 të plagosutrit nuk është në rrezik jete
Në zonën rreth sheshit Rosenheimerplatz, në Munih, një person i panjohur në mëngjesin e sotëm ka sulmuar pa shkas me thikë një numër njerëzish, shkruajnë mediet gjermane. Ai u ka shkaktuar atyre plagë të lehta dhe asnjëri nga 4 të plagosutrit nuk është në rrezik jete.
Sulmuesi ka vepruar në katër vende të ndryshme në këtë zonë.
Siç njofton policia në tweeter, personi në fjalë ndodhet në arrati, transmeton albinfo.ch. “Ne po e ndjekim me të gjitha forcat policore në dispozicion”, shkruan policia.
Ajo po ashtu u bën apel qytetarëve që të shmangin daljen në zonën rreth sheshit të përmendur. Deri në këtë moment, shkaqet e sulmit janë të panjohura.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













