Lajme
Policia në Maqedoni zbulon “falsifikatorin” e dosjeve
Odiseja e akuzave në mes të partive shqiptare për ish-bashkëpunëtorët e regjimit komunist vazhdon ende
Në Maqedoni policia tha se ka arrestuar një person, tek i cili janë gjetur materiale që e lidhin atë me dokumente që u prezantuan në publik si “dosje” të zyrtarëve të lartë të BDI-së. Këto dokumente sugjeronin se krerët e partisë shqiptare në pushtet kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-shërbimeve jugosllave.
Akuzat përfshinin zyrtarë që kanë jetuar në emigracion, duke përfshirë edhe Zvicrën
Ka pasur akuza të rënda ndaj krerëve të BDI-së, duke sugjeruar se personat që kanë qenë pjesë e shërbimeve ish-jugosllave kanë qenë të përfshirë në ngjarje të rënda ndaj figurave shqiptare që vepronin në diasporë.
Policia tani thotë se te personi i arrestuar në kompjuterët e tij dhe mjetet e tjera elektronike janë gjetur “materiale të shkruara në gjermanisht, por edhe në gjuhën serbe, në font tjetër dhe me gabime drejtshkrimore. Gjithashtu është gjetur edhe një fotografi, në të cilën ishte tentuar të bëhej një fotomontazh me liderin e BDI-së”, thotë policia në deklaratën e saj zyrtare. Personit që dyshohet se ka tentuar të falsifikojë dokumente të shërbimeve sekrete i është caktuar paraburgim prej tetë ditësh.
Por, ndaj këtij veprimi të policisë ka reaguar menjëherë PDSH-ja, që është partia opozitare shqiptare. Nga kjo parti thonë se policia ka marrë në mbrojtje liderin e BDI-së. “Disa struktura të policisë i dhanë mbrojtje maksimale të përkëdhelurit Ali Ahmeti. Sipas MPB-së, gjoja është zbuluar falsifikatori më i madh jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon, por sipas informatave nga familja, ai nuk di të punojë as me kompjuter”, thonë nga PDSH-ja.
Policia thotë se hetimi do të vazhdojë për këtë ngjarje
Skena politike në Maqedoni dominohet edhe një herë nga përplasjet shqiptare.Ajo filloi paralelisht me procesin e lustrimit që kishte për qëllim të zbulojë se kush nga funksionarët aktualë ka qenë pjesë e ish- shërbimeve sekrete të sistemit të kaluar. Vëzhguesit thonë se zhvillimet janë më shumë një luftë politike, se sa kanë për qëllim zhvillimin e një procesi lustrimi, i cili do të ndihmonte viktimat e vërteta të sistemit të kaluar monist.
Në Maqedoni prej një viti ka filluar procesi i njohur si lustrim. Deri tani si bashkëpunëtor i këtyre shërbimeve është evidentuar vetëm ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trëndafil Ivanovski, i cili mohon një gjë të tillë dhe thotë se do të provojë të kundërtën në gjykatë.
Nëse vërtetohet se një person ka qenë pjesë e ish-shërbimeve, atëherë ligji parashikon që atij t’i ndalohet të mbajë poste publike.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














