Kultura
Artisti shqiptar Shuk Orani ekspozon në Leipzig
Sot, Shuk Orani me 7 krijime të tij merr pjesë në eskpozitën e përbashkët me katër artistë gjermanë në Galerinë “Hermeling & Schreckenberger” në Leipzig të Gjermanisë
Ka tashmë rreth njëzet vite që kur artisti nga Kosova, Shuk Orani jeton dhe krijon në Hamburg të Gjermanisë. Këtu ai ka mbaruar Akademinë e dizajnit multimedial sdhe Akademinë për publikime elektronike – art dhe dizajn. Me përkushtimin dhe nivelin artistik që dëshmojnë krijimet e tij, Orani është prej vitesh pjesë e jetës artistike të Hamburgut. Përtej kësaj, ai ka bërë depërtime edhe në skenën botërore të artit pamor, shkruan albinfo.ch. Pjesëmarrja e tij në ekspozita nëpër galeri prestigjioze në Angli, Danimarkë, Kinë, Indi etj. e dëshmon këtë.
Po ashtu, punime të artistit nga Kosova mund të shihen në objekte të rëndësishme në Hamburg e më gjerë.
Sot, Shuk Orani me 7 krijime të tij merr pjesë në eskpozitën e përbashkët me katër artistë gjermanë në Galerinë “Hermeling & Schreckenberger” në Leipzig të Gjermanisë.
Ja se çfarë shkruan, veç tjerash, historianja gjermane e artit, Julia Eckhardt, (M. A. History of Art) për krijimet e Oranit: “Tekstualisht këtu kemi të bëjmë me shpërbërjen e figurës së gruas në materie dhe në formë, ku kjo e fundit është vendi i rezervuar për përshkrimin e lidhjes me të. Shembuj për diçka të tillë nga literatura dhe arti ka mjaft. Tablotë e Oranit përplotësojnë këto pozicione të shumta, të cilat i japin shprehje gjakimit drejt metamorfozës që ndihet në jetën e përditshme. Ngjyra këtu e mbulon figurën e gruas dhe kështu e bën vështruesin që të ndalojë te konturet femërore dhe e largon në të njëjtën kohë atë nga ajo që shihet mbi sipërfaqen e pikturës…
Ekspozita hapet sonte në Galerinë “Hermeling & Schreckenberger” me fillim në orën 19.00.
Adresa: Höfe am Brühl
(Außenbereich /Quergasse)
04109 Leipzig
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













