Integrimi
Bujari dënohet me 1 vit burg për qëndrim ilegal dhe punë në të zezë në Zvicër
Ai kishte shpresuar se para Vitit të Ri do të mund të shkonte në Kosovë ku e prisnin 3 fëmijët, por gjyqtari ia bëri të qartë se para kësaj, duhet ta vuajë dënimin me burg në Zvicër
Falsifikim i shumëfishtë i dokumenteve, shkelje e ligjit për të huajt, qëndrim i kundërligjshëm në Zvicër dhe disa herë punë pa letra. Kjo është lista e delikteve që i ngarkohet Bujarit 40 vjeçar (emri i koduar) i cili ndodhet në burgun për hetime, në Aarau, Kantoni Aargau. Gjykata e Qarkut në Bremgarten i ka shqiptuar atij javën e kaluar një dënim prej 12 muajsh me burg efektiv, shkruan azonline.ch.
Pas vuajtjes së dënimit, sipas ligjit atë do ta dëbojnë në Kosovë, gjë që në fakt edhe është dëshira më e madhe e tij në këtë moment. Bujarin e presin atje tre fëmijë të vegjël, për të cilët ka 6 muaj që nuk ka dëgjuar asgjë, transmeton albinfo.ch. Nga gruaja ndërkohë është shkurorëzuar ndërsa vëllai i tij është invalid dhe duke qenë i lidhur për karrocë, nuk mund të bëjë asnjë punë për të mbajtur familjen me bukë.
Si punëtor fasadues (gipser) ai në Kosovë mund të fitonte maksimalisht 450 euro në muaj dhe kjo nuk mjaftonte as përafërsisht për të ushqyer familjen e gjerë 12 anëtarëshe që priste vetëm nga ai. Për një fitim më të mirë në Kosovë ai nuk kishte shanse, kështu që kishte vendosur të dalë jashtë evndiot për të kërkuar punë dhe për të fituar para.
Siç e thotë ai, në Zvicër ka ardhur ilegalisht në vitin 2013 dhe ka punuar fillimisht në Zvicrën perëndimore (frankofone) nëpër firma të ndryshme si fasadues ose punëtor ndihmës.
Më vonë ai ka kaluar edhe në Zvicrën gjermane, ku për firma të ndryshme dhe si i pavarur ka punuar për periudha prej 3-4 ditë deri në një vit.
Për të fshehur identitetin, ai kishte blerë nga një grua moldaviane për 3000 franga një pasaportë të falsifikuar letoneze. Me këtë pasaportë, ku ishte vendosur portreti i tij, ai ka pasur sukses të nxjerrë të gjitha dokumentet e nevojshme për legalizimin e qëndrimit dhe të punës në Zvicër.
Bujari ia ka dalë madje që me këtë pasaportë të nxjerrë edhe lejen e qëndrimit nga Zyra për Migracion e Kantonit Aargau. Leja i ishte dhënë dhe vlente deri në dhjetor të vitit 2020. Askujt nuk i kishte rënë në sy pasaporta e falsifikuar! Ai ishte kapur, fare rastësisht, para rreth një viti, duke vozitur makinën pa leje, përcjell albinfo.ch. Policëve ua kishte treguar lejen e qëndrimit (Vizën) ndërsa ishte dënuar për mungesë të patentshoferit. As kësaj here nuk ishte kuptuar se nuk kishte leje qëndrimi të rregullt në Zvicër.
Bujari gjatë gjithë kohës së hetimeve ka qenë kooperativ me autoritetet dhe ka pranuar të gjitha shkeljet e bëra. Ai ka thënë po ashtu se e ka ditur që nuk kishte të drejtë qëndrimi në Zvicër por këtë e kishte bërë nga halli. Në shtëpi, në Kosovë e priste një borxh prej 8000 eurosh. Këtu në Zvicër ai thotë se kurrë nuk ka vjedhur ose bërë ndonjë punë tjetër të dënueshme. Në të kundërtën, atij ia kishte borxh rreth 9000 franga një pronar firme për të cilin kishte punuar. Po këtë e kishte thënë edhe avokati i tij.
Sidoqoftë, gjykata e ka dënuar atë me 12 muaj burg, transmeton albinfo.ch. Ndërsa Bujari kishte shpresuar se para Vitit të Ri do të mund të shkonte në Kosovë ku e prisnin fëmijët, por gjyqtari ia bëri të qartë se kjo gjë nuk ishte e mundur. Para kësaj, ai duhet ta vuajë dënimin me burg në Zvicër.
(Fotografi ilustruese)
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












