E-Diaspora
Përfundon rigjykimi për vrasjen në xhami: Vendimi gjyqësor kumtohet më vonë
Vrasësi ishte dënuar me 18 vjet burg për vrasje të rëndë nga instanca e parë. Por ai kishte kërkuar ulje të dënimit në 10 vjet burg me pretendimin se nuk qëndronte kualifikimi i veprës së kryer si vrasje e rëndë
Sot, në Gjykatën e Lartë (kantonale) të St. Gallenit, është zhvilluar seanca e apelit për vrasjen që e kishte kryer një shqiptar sot 54 vjeçar i Luginës së Preshevës në një xhami të këtij qyteti. Viktima, siç është shkruar tashmë, ka qenë po ashtu një shqiptar.
Vrasësi ishte dënuar me 18 vjet burg për vrasje të rëndë nga instanca e parë. Por ai kishte kërkuar ulje të dënimit në 10 vjet burg me pretendimin se nuk qëndronte kualifikimi i veprës së kryer si vrasje e rëndë, shkruan sda.ch. Sipas tij, nuk është e vërtetë se vrasjen e kishte kryer me planifikim ose për hakmarrje. Ai, thotë se, thjesht, ishte ndier i kërcënuar, nën depresion dhe kishhte qenë i traumatizuar, transmeton albinfo.ch. Edhe armën e kishte siguruar për vetëmbrojtje. Të gjitha këto kishin bërë që ta bënte krimin. Ndërsa ka shtuar se nuk ka pasur për qëllim të lëndonte të pranishmit tjerë në xhami.
Ndërsa për prokurorin e lëndës, vrasja ka qenë e planifikuar, e kryer me gjakftohtësi. Sipas tij kjo vrasje ishte ekzekutim tipik, pasi që ishte kryer nga afërsia e drejtpërdrejtë, me 7 plumba dhe në rrethanat kur viktima nuk kishte mundësi të mbrohej. Kështu, prokuroria kërkon për të rritje të dënimit, nga 18 në 20 vjet heqje lirie.
Vrasja ka ndodhur në gusht të vitit 2014 në shenjë hakmarrjeje ndaj viktimës, i cili në vitin 1997 kishte vrarë vëllain e të parit dhe e kishte plagosur edhe atë. Pasi që gjykata kishte konstatuar se vrasja e para 20 viteve kishte ndodhur në vetëmbrojtje, dorasi kishte mbajtur vetëm pak burg, transmeton albinfo.ch. Kjo sipas palës së dëmtuar të asokohshme ishte e padrejtë dhe për këtë arsye i akuzuari i tashëm kishte vendosur që të ndante “drejtësinë” vetë.
Vendimi gjyqësor për rastin do të merret në ditët në vijim dhe ai do të kumtohet vetëm me shkrim.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër











