Shqipëria
Diaspora voton edhe në Shqipëri
Tre mënyra si të votojnë nga jashtë Shqipërisë
Procesi i regjistrimit të emigrantëve për t’u dhënë atyre të drejtën e votës, parashikohet të përfundojë brenda vitit 2018.
Ministri për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko i ka dorëzuar komisionit të reformës zgjedhore një dokument, që mund të shërbejë si manual për regjistrimin në zgjedhje të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut, përcjell albinfo.ch.
Ky dokument është i bazuar në dy shtylla kryesore: mënyrën se si do të regjistrohen dhe mënyrën se si do të votojnë emigrantët, përcjell albinfo.ch.
Sipas Majkos do të mund të bëhet në tre mënyra. Dy prej tyre janë kërkesa me postë apo postë elektronike në një strukturë të posaçme që do të krijohet në KQZ.
Mënyra e tretë e regjistrimit do të jetë paraqitja e emigrantit në selitë diplomatike të Shqipërisë. Ndërkohë, për votimin e emigrantëve në këtë dokument janë parashikuar dy mënyra, votimi i drejtpërdrejtë dhe ai me postë.
Votim i drejtpërdrejtë do të bëhet në qendra të posaçme të ngritura jashtë Shqipërisë, ku procesi do të bëhet njësoj si brenda vendit. Ndërsa votimi me postë, do të bëhet duke marrë fletën e votimit nga interneti apo me shërbim postar dhe procesi i dërgimit të votës për në Shqipëri do të bëhet me një shërbim special poste. Ky i fundit do të ketë edhe kosto, e cila sipas këtij dokumenti llogaritet të kushtojë deri në 25 dollarë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës Rregulla të reja për bagazhet e dorës do të zbatohen në Aeroportin e Cyrihut duke filluar... -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje











