Uncategorized
Të dielën rivotohet në Çair
Në rrethin e dytë në këtë vendvotim, Zeqirija Ibrahimi fitoi 164 vota, Visar Ganiu 98, ndërsa 17 vota kanë qenë të pavlefshme
Në Çair asgjë nuk është vendosur. Në këtë vend do të vendoset kryetari i ardhshëm i Çairit. Gjykata Administrative ka vendosur që në vendvotimin 2901 në Çair do të ketë rivotim, bëjnë të ditura mediat shqiptare të Maqedonisë.
Dallimi mes Visar Ganiut dhe Zeqirja Ibrahimit pas rrethit të dytë të votimeve ishte 209 vota, ndërsa në vendvotimin 2901 ka gjithsej 719 votues të regjistruar, ku mund të ndryshojnë rezultatin e rrethit të dytë, përcjell albinfo.ch.
Kandidatët kanë pranuar vendimin, derisa të dielën, pra më 12 nëntor do të rivotohet sërish në këtë qendër.
Ndërkohë, banorët e kësaj zone ku do të përsëritet votimi thonë se nuk janë të interesuar më për të votuar.
Në rrethin e dytë në këtë vendvotim, Zeqirija Ibrahimi fitoi 164 vota, Visar Ganiu 98, ndërsa 17 vota kanë qenë të pavlefshme.
Nëse kandidatët marrin përsëri votat e fituara në rrethin e dytë, vendimtar për përcaktuesin e fituesit në këtë komunë do të jenë 441 votuesit të cilët nuk kanë votuar në rrethin e dytë. Votimi do të mbahet të dielën 12 nëntor.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












