Kosova
Hoxha dhe prifti në Klinë, shembull për harmoninë vëllazërore
Këtë bashkëjetesë nuk e ushtrojnë për shkak të politikës ose për ndonjë interes tjetër, por, thjesht, duke vazhduar traditën e jetës së përbashkët, të patrazuar nga dallimet fetare
Toleranca ose më mirë të thuhet, bashkëjetesa ndërfetare është diçka e nënkuptueshme në shoqërinë shqiptare. Komuna e Klinës njihet për tolerancë fetare. Këtë më së miri e tregon shoqëria në mes të Blerim Musliut, i cili është kryeimam i Klinës dhe priftit Lorenc Sopi, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ata shpesh takohen dhe pinë kafe së bashku ndërsa gjithnjë vizitojnë dhe urojnë njëri tjetrin për festat fetare.
Hoxha dhe prifti thonë se në qytezën e tyre gjithmonë ka pasur tolerancë fetare. Madje, shtojnë ata, këtë bashkëjetesë nuk e ushtrojnë për shkak të politikës ose për ndonjë interes tjetër, por, thjesht, duke vazhduar traditën e jetës së përbashkët, të patrazuar nga dallimet fetare.
Pë më tepër, shikojeni videon në vijim:
https://www.evropaelire.org/a/klina-toleranca-fetare/28840443.html
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













