Lifestyle
Aktori Kevin Spacey largohet nga filmi
Aktori amerikan, Kevin Spacey do të largohet nga një film hollivudian tashmë i përfunduar. Gjithçka ndodhi pas pohimeve të sjelljeve të tij seksuale prej grabitqari.
Roli i tij në filmin “All the Money in the World”, tani do të fshihet dhe do të zëvendësohet, derisa filmi pritet të publikohet më 22 dhjetor siç ishte paraparë, transmeton albinfo.ch.
Spacey, i cili aktronte biznesmenin John Paul Getty në këtë film tani do të zëvendësohet nga Christopher Plummer.
Sipas revistës Variety, Spacey xhiroi këtë film rreth dy javë dhe kishte shumë skena në film, ku ai ishte aktori i vetëm. Mark Wahlberg dhe Michelle Wiliams po ashtu aktrojnë në këtë film dhe do të marrin pjesë në ri-xhirim.
Ky film po ashtu u tërhoq nga festivali i Institutit Amerikan të Filmit në Los Angeles.
E-Diaspora
-
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut Një moment historik është shënuar sot për Komunitetin Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi... -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën Qiratë vazhduan të rriten në qershor në të gjithë Zvicrën, sipas platformës së pronave Homegate. Nga... -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane?













