Shkurt.ch
Shkaktari i vdekjes së Elidës mund t`i shpëtojë dënimit me burg
“Do të sqarohet nëse bëhet fjalë për vrasje nga pakujdesia. Dhe në raste të tilla, sipas rregullit, shqiptohen vetëm dënime me kusht”, ka thënë një ekspert juridik
Pensionisti i cili nga pakujdesia çoi në vdekje vajzën 19 vjeçe Elida Osmanin, shqiptare nga Maqedonia, duket se do të shpëtojë pa vuajtur burgun. Ish dentistit tash 80 vjeçar, ka kohë që i është ndaluar ngasja e veturës por ai, pas aksidentit të fatal të para tri ditëve, policëve u ka treguar një patentshoferi të vjetër, të pavlefshëm, shkruan blick.ch. Ndalimi i ishte shqiptuar për shkak të ngasjes së shpejtë të makinës rrugëve të fshatit.
Për të kundërshtuar ndalimin e përmendur, është shtyrë nëpër gjyqe, duke shkuar deri në shkallën më të lartë të gjyqësisë zvicerane, në Gjykatën Federale.
Megjithatë, ekspertët thonë se 80 vjeçari mund të shpëtojë nga vuajtja e dënimit me burg efektiv, përkundër faktit se në ndërgjegjen e tij rëndon një jetë e humbur njeriu, shkruan albinfo.ch. “Do të sqarohet nëse bëhet fjalë për vrasje nga pakujdesia. Dhe në raste të tilla, sipas rregullit, shqiptohen vetëm dënime me kusht”, ka thënë një ekspert juridik për gazetën blick.
Por, ka shtuar ai, nëse megjithatë dënohet pa kusht (me burg efektiv), ai duhet ta mbajë burgun pavarësisht nga mosha e tij e shtyrë. Megjithatë, në një rast të tillë ekziston mundësia që ai, në kuadër të masës së dënimit, të vendoset në ndonjë shtëpi të pleqve ose në ndonjë repart spitalor të burgut.
Por, ende nuk është sqaruar deri në fund zhvillimi i ngjarjes, se si ka ndodhur që ish dentisti të shkilte për vdekje Elida Osmanin. Deri në sqarimin përfundimtar, edhe për të vlen prezumimi i pafajësisë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori Kurrë më parë kaq shumë banorë në Cyrih... -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud -
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike













