Lifestyle
Mediat britanike për këngëtaret kosovare: Erdhën nga një vend i vogël, u kthyen në yje popi
"Shteti i Kosovës që ndodhet në juglindje të Evropës mund të jetë i vogël por është kthyer në një vatër të promovimit të yjeve"
Këngëtaret me prejardhje nga Kosova e që tashmë kanë famë botërore po vazhdojnë të zgjojnë kureshtjen e medieve të ndryshme. Për Rita Orën Dua Lipa dhe Era Istrefin
ka shkruar britanikja “The Times” që thotë se ato tashmë janë të njohura në të gjithë botën për muzikën e tyre e po ashtu duke treguar hapur që janë nga Kosova, përcjell televizioni OraNews. “Shteti i Kosovës që ndodhet në juglindje të Evropës mund të jetë i vogël por është kthyer në një vatër të promovimit të yjeve.
Një ndër më të njohurat është Rita Ora që ka lindur në Prishtinë dhe kur ishte 1 vjeçe u largua nga atje pasi familja e saj ndjekej për çështje politike. Prindërit i vendosën nofkën Ora, që do të nënkupton kohën”, shkruan The Times.
Ajo shkruan edhe për 21-vjecaren Dua Lipa që thotë se është vajza e një ylli roku nga Kosova, vend ku kaloi 4 vite të adoleshencës. Kënga e saj ‘Be The One’ .
E për Era Istrefit thotë se kënga e saj ‘Bon Bon’ u be virale duke arritur 180 milionë klikime në Youtube.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit











