Kultura
Inva Mula, Eno Peçi, Gëzim Myshketa do të bëjnë Vjenën të frymojë shqip
Koncerti “Vienna salutes to Tirana” organizohet nga “Glanz-Ing. Tendler” me rastin e 105 vjetorit të shtetit shqiptarë dhe do të jetë një prej aktiviteteve të vitit kulturore Austri – Shqipëri 2018
Kryeqyteti Austriak, Vjena, sonte do të frymojë shqip. Në sallën prestigjioze “Mozart Saal” në Vjenë duke filluar nga ora 19.30 do të mbahet koncerti “Vjena përshëndet Tiranën”. Në këtë koncert që përkon me 105 vjetorin e shtetit shqiptar, do të këndojnë dhe vallëzojnë artistët shqiptarë më renome ndërkombëtare, siç janë: sopranoja me famë botërore, Inva Mula, pianisti Genc Tukiçi, baritoni Gëzim Myshketa, violinisti Olen Cezari e shumë artistë tjerë të njohur të muzikës shqiptare në botë, njofton “albinfo.ch”.
Po ashtu, në këtë koncert nuk do të mungojë edhe performanca e balerinit të njohur shqiptar Eno Peçi, i shoqëruar nga Volkhard Steude, Kuarteti i Filarmonisë Vjeneze dhe Maria Yakovleva, primabalerina e Operës Shtetërore të Vjenës.
Programi do të përmbajë vepra nga: Wolfgang Amadeus Mozart, Jochan Sebastian Bach, Fredric Chopin, Jules Massenet, Astor Piazzolla, Vittorio Vicenzo Monti, Johannes Brahms, Vicenzo Bellini, e të tjera.
Koncerti “Vienna salutes to Tirana” organizohet nga “Glanz-Ing. Tendler” me rastin e 105 vjetorit të shtetit shqiptarë dhe do të jetë një prej aktiviteteve të vitit kulturore Austri – Shqipëri 2018, shkruan albinfo.ch. Aktiviteti është mbështetur nga Ministria Federale për Evropë, Integrim dhe Punëve të Jashtme, Ambasada Shqiptare në Vjenë dhe Ambasada Austriake në Tiranë.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













