Lajme
Mitrovica siguron 30 milionë euro investime
Përkrahja që ka siguruar Komuna e Mitrovicës nga mekanizmat e Bashkimit Evropian për disa projekte madhore, pritet ta ndryshojnë këtë qytet brenda një kohe relativisht të shkurtër.
Shuma e ndarë për projekte të ndryshme të kësaj komune kalon shifrën prej 30 milionë euro, që është përafërsisht sa dy herë buxheti vetanak.Drejtuesit e komunës u shprehën të kënaqur me këtë mbështetje që kanë marrë nga strukturat e BE-së, duke pasur parasysh se kjo komunë prej përfundimit të luftës është përballur me probleme të mëdha ekonomike si pasojë e rrethanave politike.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se tashmë fokusi kryesor përveç segmentit të sigurisë është fokusuar në zhvillimin ekonomik. Sipas tij, mbështetja e Komisionit Evropian për ndërtimin e kapaciteteve të reja të ujësjellësit rajonal në Mitrovicë me 13 milionë euro, do të zgjidh përfundimisht furnizimin me ujë të pijes për qytetarët e rajonit.“Jemi shumë të lumtur me këtë mbështetje dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për këtë përkrahje që do të siguroj kushte më të mira për jetë për mitrovicasit dhe qytetarët e komunave të këtij rajoni”, theksoi kryetari Kastrati.
Një tjetër projekt kapital në Mitrovicë në vlerë prej 14.5 milionë euro pritet të nis së realizuari vitin e ardhshëm. Është fjala për Qendrën rekreativo-sportive në Mitrovicë e cila po ashtu do të realizohet me ndihmën e Komisionit Evropian.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror













