Shkurt.ch
Zvicerania e konvertuar, arrestohet pasi provokon kundër ndalimit të burkas
"Unë mjerisht nuk mund ta zhvesh këtë, sepse kjo do të ishte sikur të rrija këtu pa të brendshme”, e ka arsyetuar Nora Illi kundërshtimin e saj për ta hequr mbulesën
Nora Illi, një zvicerane e konvertuar në islam, është aktiviste e njohur e IZSR (Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës) organizatë kjo që identifikohet për si propaganduese e islamit radikal. Ajo, së bashku me tri shoqëruese të saj ka shëtitur sot në qytetin e vjetër të Vjenës duke pasur të veshur mbulesën e plotë myslimane (burka), shkruan heute.at. Këtë veprim e ka bërë qëllimisht, në formë aksioni kundër ndalimit të kësaj veshjeje në Austri, transmeton albinfo.ch. Ndalimi në fjalë ka hyrë në fuqi nga 1 tetori i këtij viti.
Siç tregon një transmetim i drejtpërdrejtë (Live-Stream) në facebook, shëtitja e tyre ka shkuar pa probleme rreth 20 minuta. Pas kësaj, policia i ka ndaluar ato në sheshin e njohur të Vjenës, Stephanplatz. “Unë mjerisht nuk mund ta zhvesh këtë, sepse kjo do të ishte sikur të rrija këtu pa të brendshme”, e ka arsyetuar Nora Illi kundërshtimin e saj për ta hequr mbulesën, përcjell albinfo.ch. Policët pastaj i kanë marrë katër gratë e mbulluara dhe i kanë dërguar në zyrën policore për të bërë identifikimin e tyre.
Se çfarë pasojash do të ketë Illi nga ky aksion është ende e paqartë. Ajo kishte püaralajmëruar një Live-stream tjetër për pasditen e vonë.
Aksioni është mbështetur nga IZSR. Përgjegjësi për kulturë i kësaj organizate, vetëm pak ditë më parë është arrestuar në Greqi në afërsi të kufirit me Turqinë, i dyshuar për lidhje me ISIS-in.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













