Uncategorized
LDK-ja ende beson në fitoren e Abrashit
1500 vota me kusht dhe me postë ende nuk janë numëruar.
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar të ngutshme dhe të hershme festën e Vetëvendosjes për Prishtinën.
Kur KQZ-ja ka numëruar 100 për qind të votave diferenca në mes të Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit është vetëm 307vota në favor të këtij të parit.
Lumir Abdixhiku, shef i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në një konferencë për media ka thënë se rezultatet janë të kthyeshme nga votat me kusht dhe ato me postë.
“Rezultatet janë të përmbysshme pas numërimit të votave me kusht. Matja kryesore e jonë në këtë aspekt është historia, duke marrë përbuzë edhe zgjedhjet e kaluara, që na thonë se votat me kusht shkojnë në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Janë 1510 vota me kusht dhe 94 me postë dhe sipas llogaritjeve tona është lehtë e përmbysshme”, ka thënë Abdixhiku, raporton ‘koha.net’.
“E konsiderojmë të pamatur dhe të hershme festën. Ne presim edhe zërin e 1500 qytetarëve që kanë votuar me kusht”, ka thënë më tej ai, përcjell albinfo.ch.
1500 vota me kusht dhe me postë ende nuk janë numëruar.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla