Uncategorized
Brenda pak ditësh fillon numërimi i votave me kusht
KQZ thotë se brenda pak ditësh do të fillojë edhe numërimi i votave me kusht, atyre të personave me nevoja të veçanta, si dhe votave përmes postës
Zyrtarë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e balotazhit që u mbajtën dje në Kosovë, në Qendrën e Numërimit po vazhdon puna rreth numërimit të votave.
KQZ thotë se brenda pak ditësh do të fillojë edhe numërimi i votave me kusht, atyre të personave me nevoja të veçanta, si dhe votave përmes postës, përcjell albinfo.ch.
“Pas pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor, sipas procedurave, është duke u bërë edhe skanimi i Listës Përfundimtare të Votuesve e cila është përdorur në Vendvotime si dhe do të bëhet skanimi i Formularëve të Rezultateve të krijuara në Vendvotim. Pas kësaj, sikurse në në kaluarën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në web-faqe kopjet e skanuara të këtyre formularëve, me qëllim që kandidatët dhe qytetarët të mund të shohin rezultatin e secilit Vendvotim”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it Radhë sot në portalin jugor të Gotthard dhe në pika të tjera të rrjetit rrugor kombëtar... -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet












