Shkurt.ch
Të burgosurit në grevë: Kërkojnë dhomë për seks dhe më shumë ushqim
Kërkesat e tyre janë, që t`u sigurohet një hapësirë, dhomë për kontakte intime, t`u rritet paga dhe t`u përmirësohet dhe shtohet ushqimi
Rreth 50 nga gjithsej 180 të burgosurit që vuajnë dënimin në burgun Thorberg të Bernës janë hedhur në grevë. Kërkesat e tyre janë, që t`u sigurohet një hapësirë, dhomë për kontakte intime, t`u rritet paga dhe t`u përmirësohet dhe shtohet ushqimi. Siç ka shkruar gazeta Blick dhe shumë medie tjera zvicerane, 50 të burgosurit po refuzojnë të punojnë, që nga e premtja e javës së kaluar. Drejtori i burgut, Thomas Egger e ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit.
Organizata për ndihmë të burgosurve “Reform 91” ka shprehur mirëkuptim rreth kërkesave të grevistëve, transmeton albinfo.ch. T`u mohohet mundësia e kontakteve seksuale të burgosurve është një e ashtuquajtur “torturë e bardhë”, ka thënë një zëdhënës i organizatës në fjalë. Kjo nënkuptohet si një metodë e padukshme e cila u shkakton dëme psikike atyre ndaj të cilëve ushtrohet.
Të burgosurit që janë hedhur në grevë thonë se dhomat për intimitet i kërkojnë pasi që ata planifikojnë të martohen me partneret që i kanë pasur para se të burgoseshin. Në mungesë të një hapësire të tillë, atyre u ikën mosha dhe dëmtohen, duke iu shkatërruar edhe familja.
Të burgosurit grevistë kanë kërkuar po ashtu edhe shtim të racioneve të ushqimit dhe përmirësim të cilësisë së tij, transmeton albinfo.ch. Ndërsa kanë thënë se edhe të ardhurat që fitojnë nga puna në këtë burg janë më të ulëta se ato në burgjet tjera. Ata paguhen 320 franga në muaj ndërsa nëse refuzojnë punën, nuk paguhen fare.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













