CH-Ballkani
SHBA kërkon t’u jepet fund armiqësive në Ballkan
Departamenti Amerikan u ka bërë thirrje popujve të Ballkanit që t’i braktisin armiqësitë e vjetra, duke i dhënë përparësi paqes së vazhdueshme
Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u ka bërë thirrje të gjithë popujve të Ballkanit që “t’i braktisin armiqësitë e vjetra në mënyrë që paqja të mund të jetë e vazhdueshme”. Këto komente numri dy i Shteti amerikan i ka bërë dje gjatë fjalimit në Qendrën Wilson në Uashington.
Tillerson theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë se situata në Ballkan është “e brishtë” dhe do të vazhdojnë të punojnë “me partnerët në Bashkimin Evropian për të sjellë stabilitet, prosperitet dhe demokraci në rajon”.
“Shtetet e Bashkuara dhe bota dëshirojnë të shohin një gjeneratë të re të serbëve, kroatëve, shqiptarëve, shtetasve të Bosnjës, kosovarëve, dhe të tjerëve, që do ta falin të kaluarën, bile edhe nëse ata kurrë nuk do ta harrojnë atë”, tha sekretari amerikan i Shtetit në fjalimit të tij në Qendrën Wilson.
Ndryshe, Uashingtoni zyrtar disa herë ka ngritur shqetësimin se në Ballkan gjithnjë me më shumë po provohet ndikimi rus.
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Ku ka bllokime më të gjata trafiku gjatë festave Festat shkaktojnë një volum të lartë trafiku në rrugë. Rrugët e mëposhtme pritet të bëhen pika... -
Nga ligjet e reja te ngjarjet e mëdha: Gjithçka që ndryshon në Zvicër në vitin 2026 -
ABB dhe Stadler ngrenë dyshime në lidhje me trenat Siemens për Zvicrën -
Rënie e turizmit në Evropë prej krizës ekonomike – Zvicra pjesë e trendit -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare










