Maqedonia
Fundi i Gruevskit në politikë, paralajmëron dorëheqje edhe nga kreu i VMRO-së
Nikolla Gruevski se pas 15 vjetësh planifikon të tërhiqet nga posti i kryetarit të partisë, ka shtuar ambiciet e personaliteteve të caktuara të VMRO-DPMNE-së për të marrë në dorë drejtimin e partisë
Ish- kryeministri i Maqedonisë dhe njëri nga politikanët më kontrovers në dekadën e fundit, Nikola Gruevski ka paralajmëruar dorëheqje nga lideri i parisë më të madhe opozitare, VMRO DPMNE. Pas paralajmërimit për dorëheqje, Komiteti i Përgjithshëm i kësaj partie ka propozuar mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm më 23 dhjetor të këtij viti.
Në Kongresin e jashtëzakonshëm pritet të shqyrtohet dorëheqja e paralajmëruar e liderit të partisë, Nikolla Gruevski.
Ndryshe, Nikolla Gruevski në një intervistë për “Kurir” gjatë fundjavës tha se shpreson që dorëheqja e tij si kryetar i partisë maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE-së do të ndihmojë në zgjidhjen e kizës aktuale politike. Njëherësh, paralajmërimi i Gruevskit se pas 15 vjetësh planifikon të tërhiqet nga posti i kryetarit të partisë, ka shtuar ambiciet e personaliteteve të caktuara të VMRO-DPMNE-së për të marrë në dorë drejtimin e partisë.
Megjithatë, ende ka shumë dilema se dorëheqja e tij do të realizohet.
Mitko Gaxhovski nga Fakulteti i Shkencave Politike thotë se kryesia e partisë mund të mos e pranojë dorëheqjen e Gruevskit dhe ai të mbetet edhe më tej në krye të saj.
“Mendoj se një nga skenarët e mundshëm është që të mos pranohet dorëheqja e Gruevskit për t’u larguar nga kreu i partisë dhe me këtë të demonstrohet në opinion se VMRO-DPMNE qëndron pas tij si lider”, thotë Gaxhovski.
Por, një mendim ndryshe shpreh Alajdin Demiri njohës i çështjeve politike, duke theksuar se ulja e Nikolla Guevskit në bankën e të akuzuarve në gjykatë për më shumë vepra penale, ka ndikuar që vet anëtarësia e VMRO-DPMNE-së të drejtojë gishtin kah ai si fajtorë për çuarjen e partisë në opozitë, transmeton rel.
“Duhet theksuar se Nikolla Gruevski në llogari të VMRO-DPMNE-së nuk ka bërë gabime politike. Ai ka qenë në vija të VMRO-së dhe nacionalizmit të tij, mirëpo ka bërë shumë gabime në menaxhimin e partisë, keqmenaxhimin e shtetit, krijimin e një strumbullari të krimit në listën udhëheqëse të partisë, dhe kjo është arsyeja se pse Gruevski detyrohet të largohet nga drejtimi i partisë”, thekson Demiri.
Ndërkohë nismëtarët për reforma në VMRO-DPMNE, të cilët në vazhdimësi kanë kërkuar largimin e Nikolla Gruevskit nga kreu i partisë, thonë se me prioritet është të reformohet partia në plan të brendshëm dhe të miratohet një statut i ri që do të mundësojë demokratizimin e partisë. Gruevski, pasi dështoi të formoj qeverinë në zgjedhjet e fundit, ai doli në opozitë dhe u përball me një vaalë akuzash nga prokuroria për keqpërdorime dhe korrupsion.
Në zgjedhjet e fundit lokale, partia e tij VMRO DPMNE pësoi debakël duke humbur shumicën e komunave në nivel vendi. Kjo ishte goditja më e madhe që pësoi kjo parti, e cila ka qeverisur me Maqedoninë në dhjetë vjetët e fundit. Po ashtu në qeverisjen e Gruevskit ndodhën skandalet më mëdha në Maqedoni që nga paslufta.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje












