Kosova
Më së shumti të punësuar në tregti
Numri total i të punësuarve arrin shifrën 156.504, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 54.609 të punësuar ose 34.9 për qind
Tregtia është sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve me 16.557 sosh ose 47.7 për qind, pasuar nga shërbimet biznesore dhe shërbimet e tjera me 4.708 ndërmarrje ose 13.6 për qind, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas rezultateve të anketës strukturore të ndërmarrjeve për vitin 2016, të publikuar nga ASK, në vendin e tretë për nga numri i ndërmarrjeve është industria përpunuese (prodhimi) me 4.674 ndërmarrje ose 13.5 për qind, akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 3.621 ose 10.4 për qind, përcjell albinfo.ch.
Ndërtimtaria ka 2.628 ndërmarrje ose 7.6 për qind. transporti dhe magazinimi 1.291 ndërmarrje ose 3.7 për qind, informacioni dhe komunikimi me 849 ndërmarrje ose 2.4 për qind, industria nxjerrëse dhe furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me nga 162 ndërmarrje ose 0.5 për qind, si dhe furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 44 ndërmarrje ose 0.1 për qind.
Numri total i të punësuarve arrin shifrën 156.504, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 54.609 të punësuar ose 34.9 për qind.
Industria përpunuese (prodhimi) 24.457 ose 15.6 për qind, shërbimet biznesore 18.398 ose 11.8 për qind. ndërtimtaria me 16.687 të punësuar ose 10.7 për qind etj.
Ndërkaq, sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore ajo sillet rreth 359 euro në aktivitetet e përfshira në anketë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











