Kosova
Zbardhet motivi i vrasjes në Skenderaj dhe plagosjes së dyfishtë
Blerja e një telefoni dyshohet të jetë motivi i vrasjes të së premtes të një gruaje në një fshat të Skenderajt. “Kallxo.com” ka siguruar një raport zyrtar të Policisë i cili flet për motivin që e shtynë Xh.T. të qëllojë për vdekje gruan e tij dhe plagosë baxhanakun dhe gruan e tij, përcjell albinfo.ch.
I dyshuari Xh.T. kishte deklaruar në polici se kishte një mosmarrëveshje me baxhanakun e tij për shkak të një telefoni. Çifti D.S. dhe F.S. (motra e gruas së të dyshuarit) pretendohet se i kishin blerë një telefon celular gruas së dorasit.
“Për shkak të kësaj, i dyshuari Xh.T. e kishte thirrur në telefon D.S. dhe e kishin lënë të takoheshin në Runik. D.S. ka dalë në takim me bashkëshorten e tij, F.S.”, thuhet në dokumentin e Policisë. I njëjti sqaron se në momentin e takimit i dyshuari e kishte thyer xhamin e veturës me pushkë “Dhjetëshe” ka shtënë në drejtim të viktimave D.S. e F.S., duke i plagosur të dy.
I dyshuari menjëherë është kthyer nga Runiku në Radishevë ku edhe banon, e ka nxjerrë bashkëshorten në oborr dhe e ka vrarë, dyshohet me të njëjtën armë.
Sipas këtyre informacioneve të besueshme, në Emergjencën e Skenderajt ishin dërguar tre persona të plagosur me armë zjarri dhe se si pasojë e plagëve F.T. kishte vdekur.
Ndërsa, i plagosur D.S. fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës e më pas në QKUK, në Prishtinë. Kurse, bashkëshortja e D.S., F.S., që është motra e F.T., ishte dërguar në QKUK.
I dyshuari është arrestuar dhe është sjellë në stacionin e Skenderajt bashkë me armën me të cilën dyshohet se ka kryer veprat penale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër












