Maqedonia
Shkupi, ndër qytetet më të ndotur në botë
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Ambientit Jetësor flasin për nivele alarmante të ndotjes së ajrit. Më e rëndë gjendja paraqitet në komunat e Shkupit dhe në qytetin e Kumanovës”
Qyteti i Shkupit ka prekur majën e listës botërore për nga ndotja e ajrit, duke lënë pas vetes qytetet Kalkuta të Indisë e Daka të Bangladeshit. “Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Ambientit Jetësor flasin për nivele alarmante të ndotjes së ajrit. Më e rëndë gjendja paraqitet në komunat e Shkupit dhe në qytetin e Kumanovës”, thuhet në njoftim.
Autoritetet në vazhdimësi kanë paralajmëruar masa kundër ndotjes, përfshirë edhe ato kundër zjarreve që mund të ndizen nga të pastrehët apo faktorët të tjerë, autobusët elektrik, hartimin e një plani për transport modern, ndalimin e ndërtimeve pa leje e të tjera.
Kryetari i Shkupit ka thënë për televizionin Alsat se nuk mund të pritet zgjidhje e shpejtë për këtë çështje. Ndërsa qytetarët shprehen të pakënaqur me masat e ndërmarra kundër ndotjes enorme të ajrit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












