CH-Ballkani

Pas 24 vjetësh, përfundon punën Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi

Pas 24 vjetësh, përfundon punën Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi

E themeluar 24 vjet më parë me vendim të Këshilli i Sigurimit i KB-së, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, përfundon punën e saj. Që nga 25 maji 1993, kjo Gjykatë ka dënuar 90 kriminelë për krimet që kishin bërë në luftërat në ish-republikat e Jugosllavisë, ku humbën jetën qindra mijera vetë dhe miliona u shpërngulën gjithandej botës.

Gjatë këtyre 24 viteve të punës, nëpër dyert e Gjykatës së Hagës kanë kaluar 161 të akuzuar, 90 janë dënuar, 19 janë liruar, 13 janë dërguar para gjykatave lokale dhe 37 procedura janë tërhequr. Në 10800 ditë procese gjyqësore, 4650 dëshmitarë janë dëgjuar, 2,5 milionë faqe janë transkriptuar.

Procesi i fundit ishte shqiptimi i aktgjykimit të plotfuqishëm gjashtë liderëve ushtarakë dhe civilë të kroatëve të Bosnjës, dhe shpallja e atij vendimi do të mbahet mend për vetëvrasjen e gjeneralit kroat Slobodan Praljak, i cili pasi dëgjoi se i ishte vërtetuar dënimi me 20 vjet burgim për krime ndaj myslimanëve në Bosnje dhe Hercegovinë, piu helm në gjykatë.

Disa nga proceset gjyësore që kanë mbetur hapur do t’i shqyrtojë Mekanizmi për Gjykata Ndërkombëtare Penale. Para këtij Mekanizmi do të mbahen edhe gjykimet e përsëritura liderëve të sigurimit shtetëror serb, Jovica Stanisic dhe Frank Simatovic, të akuzuar për krime të kryera në Kroaci dhe BeH.

Në këtë gjykatë janë paraqitur edhe ish luftëtarët e UÇK-së, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Lahi Brahimaj, Haradin Bala, Idriz Balaj e Isak Musliu. Nga këta të akuzuar pesë janë shpallur të pafajshëm, kurse Haradinan Bala u dënua me 13 vjet heqje lirie. Shimica nga të dënuarit nga kjo gjykatë janë serbë.