Kosova
Mustafa: Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet brenda një nate
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar në facebook se ka tendenca që t’i përshkruhet Lidhjes Demokratike të Kosovës se e dëshiron Gjykatën Speciale, “por kjo është e pavërtetë”
Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar të dielën pasi liderët institucionalë të vendit tentuan ta shfuqizojnë ligjin për Gjykatën Speciale, duke deklaruar se LDK nuk ka dëshirë që ish luftëtarët e UÇK-së të dënohen jashtë vendit, por se Kosova ka marrë obligim ndërkombëtar e kushtetues për t’i gjykuar krimet eventuale. Ai tha se LDK-së gabimisht i është “mveshur” dëshira se po i do në burg disa persona.
Mustafa ka shkruar në facebook se ka tendenca që t’i përshkruhet Lidhjes Demokratike të Kosovës se e dëshiron Gjykatën Speciale, “por kjo është e pavërtetë”.
“Ka tendenca që ti përshkruhet Lidhjes Demokratike të Kosovës se e dëshiron Gjykatën Speciale. Kjo është e pavërtetë! Kjo gjykatë është themeluar me seli jashtë vendit dhe në Kosovë si pasojë e pasigurisë së dëshmitarëve. Është themeluar, jo si vullnet dhe dëshirë e institucioneve të Kosovës por me insistimin e qartë të faktorit ndërkombëtar, të SHBA-së dhe BE-së…”shkruan Isa Mustafa
Madje ai thonë se Kosovës i është kërkuar që vetë ta bëj këtë në të kundërtën, Gjykatën do ta themelojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbi bazën e Rezolutës 1244.
“Nga përfaqësuesit e SHBA na është thënë qartë, se nëse Kosova nuk e merr përgjegjësinë për themelimin e kësaj Gjykate dhe zbardhjen e të gjitha dyshimeve për krime, atëherë SHBA nuk kanë asnjë arsye të pengojnë themelimin e saj nga Këshilli i Sigurimit. Me kalimin e kësaj gjykate me vendim të KS të OKB-së do të fuqizohej roli i Rusisë dhe Kinës, kurse mandati i saj do të ishte i pa limituar dhe në vullnetin vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, shkruan ai.
Qëndrimi i LDK-së, sipas tij, për tentimet e fundit për shfuqizimin e Ligjit mbi Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale dhe Prokurorinë e veçantë, nuk kanë të bëjnë me dëshirën që njerëzit tanë të gjykohen jashtë vendit “Por, me përgjegjësitë të cilat shteti ynë i ka marrë me ndryshimet kushtetuese dhe me Ligj”.
“Janë detyrime ndërkombëtare, të cilat nuk mund të zhbëhen me nënshkrime të deputetëve në një mbrëmje. Veçmas kur gjykata është funksionalizuar, kur vendet e BE-së dhe SHBA kanë ndarë buxhetet dhe kanë filluar implementimin. Si pasojë prapë do të kishim një ndërhyrje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rifuqizim të Rezolutës 1244 dhe të rolit të Rusisë në vendin tonë. Do të kishim izolimin e Kosovës”, shkruan Isa Mustafa.
Kjo gjykatë, siç thotë më tej ai, nuk është themeluar me destinim të trajtojë vrasjet e veprimtarëve të LDK-së. “Do të trajtojë të gjitha krimet për periudhën për të cilën është mandat i saj. Këto krime është dashur ti trajtojnë me kohë organet e drejtësisë që veprojnë në Kosovë, që kanë qenë në përgjegjësi të UNMIK-ut, të EULEX-t dhe tani në përgjegjësi vendore, por për fat të keq nuk i kanë trajtuar”, konsideron lideri opozitar.
“Edhe prolongimi i pakuptimtë i veprimit të Gjykatës Speciale, pas aprovimit të ligjit, ka krijuar hapësirë për frustrime, për manipulime me emra dhe personalitete të niveleve të ndryshme nga individ të papërgjegjshëm. Në këtë rast përgjegjësia bie mbi institucionet shumë burokratike të BE-së”.
Sipas Mustafës, Gjykata Speciale nuk do t’i zgjidhë të gjitha krimet në Kosovë, ajo do të trajtojë një pjesë të tyre.
“Kosova dhe institucionet e Kosovës duhet të marrin guximin, jo të propozojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale përmes shfuqizimit të Ligjit, por të marrin përgjegjësinë për trajtimin e krimeve, vrasjeve e torturave që kanë ndodhur në vendin tonë. Kryerësit e krimeve janë individë; nuk janë shqiptarët, UÇK-ja dhe Kosova!”, shkruan Isa Mustafa partia e të cilit u deklarua kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale nga ligjvënësi kosovar.
Ndryshe ishin 43 nënshkrime të deputetëve të kuvendit të Kosovës që kërkuan nga Kryesia e Kuvendit që ta shfuqizojnë ligjin për Gjykatën Speciale. Kundër këtij vendimi dolën edhe faktori ndërkombëtar dhe Lista Serbe. Për rrëzimin e këtij ligjo kërkohej ndryshim kushtetues me dy të tretat e votave në kuvend.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar













