Kultura
20 filma janë xhiruar gjatë këtij viti në Kosovë
Gjatë vitit 2017 shumë projekte filmike kanë filluar xhirimet, prej të cilave disa janë ende në xhirim, e të tjerat në faza të ndryshme të zhvillimit. Këtë vit kanë filluar xhirimet e 20 filmave të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ku 8 prej tyre janë filma artistikë të metrazhit të gjatë, si: ‘Një tregim Prishtine’, nga Burbuqe Berisha, ‘Njeri’i dosjeve’ nga Ismet Sijarina, ‘Fusha e Mëllenjave’ nga Arzana Kraja, ‘Delegacioni’ nga Bujar Alimani, ‘Qiej të trazuar’ nga Anton Ndreca, ‘Aga’ nga Lendita Zeqiraj, ‘The Happiness Effect’ nga Borjan Zafirovski dhe ‘Derë e hapur’ nga Florenc Papas. Ndërsa filmat dokumentarë që kanë filluar xhirimet sivjet janë: ‘Shpresa’ nga Vjosa Abazi, ‘Tregimi i tregimtarit’ nga Gazmend Avdiu, ‘Vater Atdhe’ nga Pamela Cohn, ‘Rrugëtim prej kampioni’ nga Arton Humolli, ‘Kosova Brothers’ nga Samir Karahoda dhe ‘Aktorët e Kanës’ nga Mentor Spahiu.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant










