Shkurt.ch
Një burrë i vrarë dhe dy gra të plagosura
Deri më tash motivet janë të panjohura për policinë. Ajo nuk ka bërë as identifikimin e viktimave. Hetimet janë duke u zhvilluar
Sonte, rreth orës 17, në komunën Hedingen të Kantonit të Cyrihut është vrarë me armë zjarri një burrë dhe janë plagosur rëndë dy gra.
Siç njofton Policia Kantonale, në mbrëmjen e të premtes në një ndërtesë banimi para një banese është gjetur fillimisht një grua e plagosur rëndë, transmeton albinfo.ch. Ajo është transportuar me helikopter për në spital.
Pas një aksioni të gjatë policor, në përpjekje për të biseduar me dikë që mund të ishte prapa dyerve të mbyllura të banesës, forcat speciale kanë depërtuar në banesën në fjalë. Aty është gjetur edhe një grua tjetër e plagosur rëndë, e cila po ashtu është dërguar në spital. Dhe në fund, në po atë banesë është gjetur një burrë i vrarë nga arma e zjarrit. Me këtë rast është konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet se personi i gjetur i vrarë, mund të ketë plagosur më parë dy gratë në fjalë.
Policia nuk e përjashton mundësinë që në këtë krim të kenë qenë të involvuar edhe persona të tjerë.
Deri më tash motivet janë të panjohura për policinë. Ajo nuk ka bërë as identifikimin e viktimave. Hetimet janë duke u zhvilluar.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












