Maqedonia
Rritet papunësia dhe varfërimi i popullatës në Maqedoni
Maqedonia vitin 2017 e mbylli me rritjen më të ulët ekonomike të regjistruar ndonjëherë, me rritje të papunësisë dhe rrjedhimisht varfërimin e popullatës, bazuar në të dhënat statistikore, por edhe në vlerësimet e ekspertëve të ekonomisë.
Vendi, sipas tyre nuk mban mend të ketë regjistruar gjendje më të rëndë ekonomike se ajo e vitit 2017, raporton “Evropa e Lirë”.
Ndërkohë, Qeveria maqedonase ka premtuar për një rritje pagash deri në 30 mijë denarë apo 500 euro, përcjell albinfo.ch.
Por, nga Qeveria janë optimistë se megjithatë zhvillime pozitive do të ketë. Ekzekutivi në nga mbledhjet kushtuar aspekteve ekonomike ka hartuar një strategji për zhvillimin ekonomik, apo ndarjen e 60 milionë eurove për biznesit me qëllim nxitjen e punësimeve.
Nga ky fond do të përfitojnë kompanitë që do të japin paga deri në 300 euro në muaj dhe që do të realizojnë punësime të reja.
Qeveria ka paraparë edhe masa tjera, si rritjen e fondeve për investime kapitale dhe uljen a atyre për shpenzime joproduktive, kushte të njëjta për investitorët qofshin ata të brendshëm apo të jashtëm, të cilët në parë ishin në pozitë më të favorshme.
Qeveria e Maqedonisë në gjashtë muajt e parë të funksionimit ka ndërmarrë edhe disa masa tjera me të cilat pretendon të zbusë gjendjen e rëndë ekonomike, si heqjen e taksës radiodifuzive, kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike, por në anën tjetër ka kthyer akcizës për karburante, që do të çojë në rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi Zvicra dhe Lihtenshtajni po nisin një fushatë të re kundër varësisë nga bixhozi. Ndërsa afrohen kampionatet... -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit












