CH-Ballkani
Lekaj: Dikur Donika qante për Ramushin, sot kërkon kokën e tij
Lekaj ia përmend Kadaj-Bujupit një rast kur ajo kishte qarë pse po i mohet Ramush Haradinajt të jetë kryeministër, ndërsa tani po kërkon shkarkimin e tij
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar ndaj ish koleges në parti, aktualisht deputete e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi duke akuzuar këtë të fundit se po bënë politike “pa moral”. Lekaj ia përmend Kadaj-Bujupit një rast kur ajo kishte qarë pse po i mohet Ramush Haradinajt të jetë kryeministër, ndërsa tani po kërkon shkarkimin e tij.
Donika Kadaj-Bujupi fillimisht ka shkruar në facebook se nëse me të vërtetë i është refuzuar viza nga SHBA-të, kryeministrit, atëherë “nuk i mbetet gjë tjetër veç dorëheqjes”.
“Dështimi i qeverisjes së vendit në mënyrë koherente me SHBA-të në fazën në të cilën gjendet vendi ynë është dëm i madh dhe çdokush që ka pjekuri shtet-formuese dhe ndjenja patriotike do të duhej të largohej nga skena politike për t’iu dhënë rast njerëzve të rinj e ide të reja, kreativitetit dhe më së shumti mençurisë shtet-formuese, ashtu që kombit tonë t’i hapen rrugët dhe të dalë nga izolimi i krijuar nga udhëheqës të papërgjegjshëm për gati dy dekada”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch
Kurse, Lekaj ka pyetur se cila është e vërteta e moralit në politikë, meqë dikur qante pse po e pengojnë Ramushin të jetë në krye të ekzekutivit, kurse, sot po bënë thirrje të mos jetë aty. “Cila është e vërteta e moralit në politikë, që bëjë thirrje për “politikë me moral”, Donikë!?”, ka shkruar ai në facebook.
Deputetja e kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka qenë për vite deputete dhe anëtare e Kryesisë së AAK-së. Pas mosmarrëveshjeve me përfaqësuesit e kësaj partie, ajo dha dorëheqje duke kaluar në radhët e Vetëvendosjes. Në zgjedhjet e fundit Kadaj-Bujupi mori vota të mjaftueshme për deputetet nga LVV.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg












