Maqedonia
Çmimi i banesave nuk do të ulet në Maqedoni
Një metër katror në Shkup shitet nga 900 deri në 1500 euro, në varësi se në cilën pjesë të qytetit gjendet
Çmimet e banesave dhe objekteve afariste nuk do të ulen as këtë vit. Edhe pse është rritur oferta e pasurisë së patundshme, kjo nuk do të sjellë zbritje për metër katror, thonë një pjesë e kompanive që intensivisht ndërtojnë në shtet.
Një pjesë e investitorëve thonë se stabilizimi i situatës politike ka rritur kërkesën për banesa, me çfarë është betonuar çmimi i pasurisë së patundshme, raporton ‘Alsat’.
Një metër katror në Shkup shitet nga 900 deri në 1500 euro, në varësi se në cilën pjesë të qytetit gjendet, përcjell albinfo.ch.
Banesat më të shtrenjta janë në Aerodrom, Vodno, Qendër dhe Karposh. Më të lira janë në Gazi Babë, Çair dhe Hekuranë.
Ndryshe nga Shkupi në qytetet e tjera banesat lëvizin nga 600 deri në 900 euro për metër katror.
Më të kërkuarat janë banesat me sipërfaqe deri në 60 metra katrorë dhe garsonierat. Përqindja më e madhe ose 60 për qind e banesave të shitura janë blerë nga çiftet e reja.
Shumica e këtyre banesave janë blerë me kredi, por, gjithnjë e më shumë qytetarët, në vend që në banka, kursimet i investojnë në pasuri të patundshme.
Ndërsa në Shkup, Kumanovë, Manastir, Ohër dhe qytete të tjera në Maqedonisë, në Tetovë përveç banesave rritet kërkesa edhe për objekte afariste.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi Zvicra dhe Lihtenshtajni po nisin një fushatë të re kundër varësisë nga bixhozi. Ndërsa afrohen kampionatet... -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit











