CH-Ballkani
Shqiptaro-amerikani emërohet komandant në ISIS
Hoxha njihet tani si një nga komandantët kryesorë të Shtetit Islamik dhe një nga fytyrat e përpjekjeve të grupit për rekrutim
Babai i tij jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në New Jersey ku mbante edhe një restorant, ndërsa djali i tij iku në Siri e Irak për t’iu bashkuar grupeve terroriste të Shtetit Islamik ISIS. Madje mediet e huaja shkruajnë se Zulfi Hoxha është emëruar një komandat i grupeve të ISIS-it dhe mundohet për rekrutimin e njerëzve të tjerë.
“The Atlantic” ka botuar një shtojcë speciale të gjatë për djalin e pronarit shqiptar të një picerie në New Jersey që është vënë në krye të Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut. Ka pasur edhe raste të mëparshme shqiptarësh të përfshirë në terrorizëm dhe në radhët e ISIS, po asnjë nuk ka arritur në nivelin e Zulfi Hoxhës, shkruan kjo gazetë.
Sipas të dhënave federale, ai u largua nga SHBA në 6 prill 2015 dhe katër ditë më vonë ndodhej në një kamp stërvitor të ISIS. Për gjashtë muaj sipas disa zyrtarëve të rendit dhe sigurisë, ai ishte personazh në një video të tmerrshme.
Këto rrjete janë të rëndësishme për rekrutimin e të rinjve për t’u dërguar në Irak e Siri. Disa prej tyre, si Zulfiu janë lidhur nëpërmjet internetit dhe pastaj me anë të kontakteve të reja, lidhen me ndihmës të ISIS që i sigurojnë udhëtimin drejt Sirisë. Sot, ISIS është duke humbur gjithnjë e më shumë terren dhe pyetja që vijon është ku do të shkojnë këta njerëz që po humbasin luftën?
Shqiptaro-amerikani u bën thirrje myslimanëve në SHBA të kryejnë sulme terroriste
Në maj 2017, zyra e medias së ISIS, në provincën Nineveh, në Irak lëshuan një video 45-minuta me titullin: “Ne do t’i kthejmë me siguri në rrugët tona”. Ashtu si shumë video nga ISIS edhe në këtë shfaqen disa luftëtarë vullnetarë nga vende të ndryshme. Një nga njerëzit e maskuar është një amerikan që e quan veten “Abu Hamza al-Amriki.”
Duke folur me theks amerikan, ai kritikon Amerikën dhe u bën thirrje besimtarëve në SHBA që të bëjnë sulme brenda vendit: “A nuk jeni në gjendje që t’ia ngulni thikën një kafiri? Ta hidhni poshtë nga një ndërtesë? Ta shtypni me makinë? Çlirojeni veten nga zjarri i Ferrit duke vrarë një kafir”, shkruajnë mediat në Ballkan.
Më pas ai tregon para kamerës disa raketahedhëse, prodhim amerikan, që thotë se ua kanë marrë grupeve të armatosura kurde dhe Shiite pasi ISIS i ka mposhtur në fushëbetejë. Pas një hetimi dyvjeçar të kuadrove amerikane që kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak, agjentët federal më në fund kanë zbuluar se Abu Hamza al-Amriki i videos është Zulfi Hoxha.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
ABB dhe Stadler ngrenë dyshime në lidhje me trenat Siemens për Zvicrën Kompanitë zviceraneABB dhe Stadler Rail po paralajmërojnë për rreziqet e një teknologjie të re të... -
Rënie e turizmit në Evropë prej krizës ekonomike – Zvicra pjesë e trendit -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë










