CH-Ballkani
Hekurudhat e mjerueshme të Kosovës
Hekurudhat e Kosovës vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme infrastrukturore. Ato gati janë bërë të pakalueshme për shkak se treni lëvizë rrallë e në disa nuk lëviz fare
Hekurudhat në Kosovë vazhdojnë të jenë në gjendjen e mjerueshme, pasi nëpër shumicën e hekurave nuk qarkullojnë trenat. Ato tani duken si fosile nga shekulli kaluar, ndërsa edhe qarkullimi me tren është shumë i rrallë, pavarësisht kostos shumë të lirë. Aktualisht nëpër hekurudhat e vendit qarkullojnë trenat në dy relacione, Prishtinë – Pejë dhe Fushë-Kosovë -Shkup. Po ashtu edhe një tren vjen nga Beogradi drejt Mitrovicë.
Rtk ka sjell një fotografi nga hekurudha e cila kalon nëpër fshatin Druar të komunës së Vushtrrisë, që është në një gjendje jo të mirë. Aty tash e sa kohë nuk funksionon treni, semafori, ndërsa për ndalesa elektrike që ndalojnë lëvizjen e veturave, as që bëhet fjalë.
Në njërën anë është edhe objekti që shfrytëzohej si stacion për udhëtarët, por që sot është gati i rrënuar, edhe pse në anën tjetër ndodhet një vend i destinuar për stacion, i cili po ashtu nuk është në funksion. Nëpër trasenë e kësaj hekurudhe ka qarkulluar treni nga Mitrovicë për Fushë-Kosovë, por pas shpalljes së pavarësisë edhe ky tren është ndalur.
Ndryshe, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 kilometra binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë të udhëtarëve, derisa kanë qarkulluar 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.
Qytetarët e Kosovës më shumë e kanë shfrytëzuar aeroplanin për flurime jashtë vendit se sa udhëtimet me tren brenda Kosovës. Madje dallimi është dukshëm më i lartë, duke kaluar shifrat në 8 ose 9 fish më shumë me aeroplan se sa me tren, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rënie e turizmit në Evropë prej krizës ekonomike – Zvicra pjesë e trendit Turizmi dhe ardhjet e turistëve përgjysmojnë rritjen... -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale











