CH-Ballkani
Ish-kryeministrit Mustafa i keqësohet gjendja shëndetësore
Isa Mustafa thuhet se është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”. Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik
Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Isa Mustafa është më e rëndë se që ishte menduar edhe pse ai është jashtë rrezikut për jetë, raportojnë mediat në Prishtinë. Gjendja shëndetësore e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës është përkeqësuar pasi ai e ka trajtuar me vonesë gripin sezonal, i cili ka prekur mijëra njerëz në Kosovë.
Ai nuk është në gjendje të lëvizë, ndërsa për t’u rehabilituar plotësisht duhet të kalojnë muaj të tërë, shkruan gazeta Express. Isa Mustafa thuhet se është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”.
Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lë pasoja.
Ish-Kryeministri Isa Mustafa ka një javë që është shtrirë në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Pak informacion është dhënë nga partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe nga familja për shëndetin e Mustafës, pos që përmes një komunikate është kumtuar se ai është shtrirë në spital si pasojë e gripit.
Megjithatë, gjendja shëndetësore e Liderit opozitar është pak më serioze – sesa një grip i zakonshëm sezonal.“Ai nuk është në gjendje të lëvizë”, i kanë thënë Expressit të dielën burime të afërta me familjen Mustafa, në kushte anonimiteti.
Sipas këtyre burimeve, mjekët janë duke kërkuar shkakun e kësaj gjendjeje dhe ndër shumë dyshimet e tyre se çka ka mundur ta shkaktojë këtë gjendje te Mustafa është edhe një sindromë shumë e rrallë. Sipas këtyre burimeve, mjekët dyshojnë që Mustafa mund të jetë prekur edhe nga “Guillain-Barré syndrome” (GBS).
Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.
Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut.
Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindomë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rënie e turizmit në Evropë prej krizës ekonomike – Zvicra pjesë e trendit Turizmi dhe ardhjet e turistëve përgjysmojnë rritjen... -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale












