CH-Ballkani
Kamerat e një biznesi gjiruan atentatin në Shkodër
Sipas hetuesve, nga pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë janë përfituar të dhëna të vlefshme që mund të çojnë në identifikimin e autorit që vendosi bombën në Shkodër
Një ditë pas atentatit me tritol që tronditi qytetin e Shkodrës, Policia e Shtetit konfirmo se kamerat e sigurisë të një biznesi mund të ofrojnë të dhëna të sakta se kush ishte autori që ia vuri një kilogram tritol qytetarit Lulzim Kulla, i cili mbeti i plagosur rëndë bashkë me shtatë qytetarë të lagjes “Partizani” në qytetin verior shqiptar.
Grupi hetimor po heton intensivisht për shpërthimin e së shtunës në Shkodër, një ngjarje e rëndë ku mbetën të plagosur 8 persona, e që kishte për objektiv Lulzim Kullën.
Sipas hetuesve, nga pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë janë përfituar të dhëna të vlefshme që mund të çojnë në identifikimin e autorit që vendosi bombën në motorin e parkuar në afërsi të lagjes. Sasia e tritolit që u aktivizua në distancë mund të ketë qenë deri në 1 kg, transemton TCH.
Po ashtu janë sekuestruar telefonat celularë të shënjestrës së sulmit, që ende nuk është marrë në pyetje, për shkak se ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Burime pranë grupit hetimor konfirmojnë se po merren në konsideratë disa pista.
Lulzim Kulla, shënjestra e këtij atentati me tritol në Shkodër, figuron në skedarët e policisë si një person me precedentë të theksuar kriminalë. I arrestuar për kultivim droge në Dukagjin, Kulla 42 vjeç, njihet edhe si anëtar i një grupi që vendoste gjoba ndaj tregtarëve, apo si i dyshuar për një përfshirje në vrasje.
Ngjarja e rëndë, në kufijtë e një akti terrorist, shkaktoi panik në Shkodër, ndërkohë që ndodhi në ditën kur Policia e Shtetit festonte 105 vjetorin e krijimit.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rënie e turizmit në Evropë prej krizës ekonomike – Zvicra pjesë e trendit Turizmi dhe ardhjet e turistëve përgjysmojnë rritjen... -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale












