Integrimi
“Vatra” prezanton në “Mozaik” të Cyrihut
Shqiptarët, pjesë e pandashme e jetës multikulturore në Zvicër
Moti me shi nuk ka penguar mbajtjen e festës multikulturore të pranverës në Schwamendigen të Cyrihut.
Qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të mësuar nga pak për të gjitha kulturat që ishin në programin e sivjetmë të festës multikulturore të pranverës “Mozaik”. Për të dymbëdhjetën herë me radhë në organizim të Departamentit për çështje sociale të qytetit të Cyrihut dhe shoqatës “Mozaik” takohen vendës dhe të huaj në sheshin e Schwamendigeni të Cyrihut për të prezantuar programin multikulturor nga Shqipëria, Etiopia, Bosnja, Greqia, India, Meksika, Turqia dhe Zvicra.Në fillim është zhvilluar në skenën e “Mozaikut” një debat rreth punës vullnetare pa pagesë në Zvicër, ku në mesin e debatuesve zviceranë ishte edhe shqiptari nga Kosova, Sabri Aliu, i cili prej vitesh bën punë vullnetare në funksion të integrimit në komunën e tij.
Ai tha se ndjehet i kënaqur kur kontribuon në mënyrë vullnetare dhe pa pagesë në avancimin e pozitës së komunitetit shqiptar në Zvicër.Sabri Aliu tha të jetë angazhuar që çdo vit të sigurojë një kënd për të servuar ushqime tradicionale shqiptare në këtë festë të pranverës, ku marrin pjesë një numër i madh shoqatash të nacionaliteteve të ndryshme në Zvicër.
“Ne jemi komuniteti më i madh në Zvicër dhe është mëkat të mos dinë të tjerët për vlerat tona shqiptare”, tha Sabri Aliu nga “Mozaik”.
Programi i sivjetmë ishte më i pasur me prezantimin e fëmijëve të ansamblit të valleve „VATRA“.Megjithëse moti me shi, performimi i tyre mblodhi në sheshin e Schwamendigenit të Cyrihut shumë qytetarë, sidomos të komunitetit shqiptar, të cilët i duartrokitën paraqitjes së vogëlushëve të “Vatrës”.Koreografi Nexhmedin Jusufi tha të jenë mysafirë të shpeshtë në të gjitha festat që organizohen në Cyrih. Më së shumti performuan valle lirike shqiptare. Ai është shprehur krenar që kultura shqiptare tashmë është prezente gjithkund nëpër Zvicër. ”Ne jemi të kënaqur kur të tjerët mësojnë për kulturën shqiptare”, tha Jusufi.
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar












