CH-Ballkani
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nis me lëshimin e vizave emigruese për kosovarët
Gjatë viteve të kaluara, aplikuesit e Vizave Emigruese procesoheshin nga Ambasada Amerikane në Shkup, Maqedoni, ndërsa nga ky muaj, vizat lëshohen në Prishtinë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se ka nisur me procesimin e aplikimeve për të gjitha vizat emigruese (IV), për banorët e Republikës së Kosovës. Gjatë viteve të kaluara, aplikuesit e Vizave Emigruese procesoheshin nga Ambasada Amerikane në Shkup, Maqedoni.
“Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka për qëllim që të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovarë dhe është e vetëdijshme për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ajo ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media lëshuar sot në mëngjes.
Vizat Emigruese janë për qytetarët të cilët dëshirojnë të jetojnë përherë në Shtetet e Bashkuara.
“Vizat Emigruese janë hapi i parë për t’u bërë banor i përhershëm i ligjshëm, apo për t’u pajisur me kartën e gjelbër (green card). Megjithëse ekzistojnë shumë lloje të Vizave Emigruese, shumica e emigrantëve pajisen me viza në bazë të kategorisë së familjes, apo të punësimit. Për të qenë të pranueshëm për të aplikuar për Vizë Emigruese, qytetari i huaj duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan i afërm i ngushtë, ose i afërm i ngushtë rezident i përhershëm i ligjshëm, ose nga një punëdhënës i ardhshëm” thuhet në njoftim.
Sponzori, sipas komunikatës, fillon procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimi për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS).
“Pas aprovimit të peticionit, aplikuesit do të njoftohen rreth datës së terminit të tyre në një Ambasadë të SHBA-ve jashtë shtetit. Me aprovimin e Vizës Emigruese, ata mund ta përdorin atë që të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara”, precizohet në njoftim.
Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë pret që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues.
“Ju lutemi ndiqni faqen e Ambasadës në Facebook për risitë dhe përditësimet. Pyetjet tuaja mund të dërgoni në: [email protected]”.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











