Opinione
Problemet e vendeve Ballkanike do të barten në Bashkimin Evropian (BE)
Kohët e fondit, Eurokomisioneri për zgjerim Johannes Hahn ka precizuar arsyet e vendimit të marrë në nivelin e BE-së, kështu ai ka numëruar disa nga këto arsye siç janë rigjallërimi dhe ndikimi rus në Ballkan, regjimi autoritar në Turqi që ka influencë në regjion...
Po vjen koha e aderimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian (BE) përfshirë këtu Bosnjën, Maqedoninë, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë. Fillimin e negociatave për pranimin e këtyre shteteve në Bashkimin Evropian është paraparë në vitin 2025. Por, kohët e fondit, Eurokomisioneri për zgjerim Johannes Hahn ka precizuar arsyet e vendimit të marrë në nivelin e BE-së, kështu ai ka numëruar disa nga këto arsye siç janë rigjallërimi dhe ndikimi rus në Ballkan, regjimi autoritar në Turqi që ka influencë në regjion, kriza e emigrantëve që prezanton një çështje të veçantë dhe që kërkon një përgjigje imediate, si dhe Brexiti i Britanisë së Madhe i vitit 2016.
Në fakt arsyet që ka numëruar komisioneri Hahn janë shumë evidente dhe këta çështje kërkojnë një trajtime të veçantë. Edhe më shumë, në kontekstin gjeostrategjik duhet shikuar me një vigjilencë të madhe si dhe nën prizën e pluropolarizimit të botës së sotme. Por si duket, nuk është hera e parë që Bashkimi Evropian vepron në këtë mënyrë përballë sfidave, krizave dhe rreziqeve. Bashkimi Evropian ka vepruar edhe kur ka vendos të pranojë në gjirin e sajë vendet tjera siç janë Portugalia dhe Spanja 1986 (kriza ekonomike), pastaj Greqia 1981 (kriza financiare), Hungaria dhe Polonia 2003 pas rënies së sistemit komunist etj.
Por, ju lutem zotëri komisioner Johannes Hahn këto arsye që numëroni ju janë të karakterit të sigurisë, kurse BE-ja është një organizatë “sui generis” me institucione të veta dhe me një të drejtë të karakterit supranacional! Bashkimi Evropian ka një personalitet juridik në arenën ndërkombëtare, ka një territor, një popull, një qeveri (komisioni evropian). BE-ja posedon kompetenca ekskluzive në fushatë e doganave, politikave konkurruese, tregtisë, pasurive maritime dhe monetar për vendet që bëjnë pjesë në zonën euro.
Sigurisht, është për t’u përshëndetur përpjekjet e shteteve të Ballkanit që po trokasin në dyert e BE-së edhe dëshira e këtyre vendeve Ballkanike për t’u bashkuar me institucionet e BE-së dhe është e kuptueshme që ato kërkojnë një trajtim të veçantë, por sipas mundësive konform kritereve të Kopenhagës. Gjithashtu në këtë këndvështrim, kohën e fundit, këto vende kanë bërë progres pozitiv, duke reflektuar në nivelin politik, ekonomik, ligjor dhe social.
Mirëpo, këto shtete të Ballkanit kanë ngecje të konsiderueshme në fushatë siç janë sistemi i drejtësisë, sistemi i financave, shërbimet publike etj. Po aq më shumë vendet që po trokasin në dyert e BE-së janë përplot probleme të natyrave të ndryshme të sferës së sigurisë. Pyetja që na interpelon është se mos vallë jemi duke bartur problemet e vendeve Ballkanike në hapësirën Evropiane duke shpejtuar aderimin e tyre në BE? Është një pyetje që i mbetet kohës të tregojë në të ardhmen e afërt.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë












